Citigroup nxjerr ne rruge 52 mije punonjes

18-11-2008

Shkurtimi me i madh i ndermarre ndonjehere nga nje institucion financiar amerikan Citigroup" ka njoftuar planin e tij per te shkurtuar 52 mije vende pune ne fillim te vitit te ardhshem, duke e konsideruar nje mase te tille dramatike si shume te domosdoshme per te shpetuar "shendetin" e bankes se dyte me te madhe ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Aktualisht ky institucion i rendesishem financiar po perballet me nje mal humbjesh e borxhesh ne kuadrin e krizes financiare boterore. Kjo mase e njoftuar te henen do te preke 15% te forces se punes se "Citigroup" dhe eshte nje shifer qe u shtohet 23 mije vendeve te shkurtuara tashme ne periudhen janar-shtator te ketij viti. Ne rastin e fundit behet fjale per masen me ekstreme te ndermarre deri me tani nga nje kompani sherbimesh financiare, qe nga nisja e krizes nje vit me pare. Shkurtimet do te jene globale dhe do te prekin shume rajone dhe linja biznesi, perfshi bankat e investimeve. Kreu i bankes, Vikram Pandit, qe erdhi ne krye te saj ne fillim te vitit, eshte kritikuar shume per mosefikasitetin e zbatimit te planit te tij. Vetem gjate muajve te drejtimit te tij, banka ka humbur 20.3 miliarde dollare dhe sipas disa analisteve, ajo nuk do te arrije qe te prodhoje para deri para vitit 2010. Shkurtimi i vendeve te punes eshte kthyer ne nje epidemic per bankat e medha ne pergjithesi dhe ato amerikane ne veçanti. "Goldman Sachs Group" filloi shkurtimin e 3200 vendeve pak kohe me pare, nderkohe qe "Morgan Stanley" ka njoftuar se do te reduktoje 10% te stafit. Per sa i perket bankes ne fjale, ajo do t‘i kryeje te gjitha shkurtimet gjate muajve te pare te vitit te ardhshem. Banka ka pesuar nje renie te jashtezakonshme te çmimit te aksioneve te saj. Deri tani ato kane humbur ne masen 68%, duke e lene banken me nje vlere tregu prej vetem 51.9 miliarde, thuajse dyfishin e kapitalit qe ka marre nga Departamenti amerikan i Thesarit ne kuadrin e planit te shpetimit. Sipas analisteve, shkaku i renies se bankes eshte se ajo kurre nuk vendosi qe te investonte mjaftueshem ne teknologji apo ne riorganizimin e degeve me te rendesishme te saj. Diversiteti i saj gjeografik, kryerja e operacioneve ne 100 vende te ndryshme, po krijon aktualisht efekt te kundert, nderkohe qe me pare pikerisht ky tipar ishte shume ne favor te rritjes se te ardhurave. Klientet ne vende te tilla si Brazili, India dhe Meksika e konsiderojne te veshtire qe te paguajne detyrimet e tyre ndaj bankes. Nga ana tjeter, aftesia e saj per t‘u rritur brenda vendit ka qene e kufizuar. "Citigroup" eshte nje nga bankat me te medha te Shteteve te Bashkuara dhe nje nga 9 institucionet financiare qe perfitojne nga programi i shpetimit i qeverise amerikane. Sekretari i Thesarit njoftoi nje muaj me pare se do te injektonte 125 miliarde dollare te te gjitha institucionet e medha financiare te vendit qe ndodhen ne veshtiresi te medha, per te shmangur falimentimin e tyre. Sipas specialisteve, shkurtimi i vendeve te punes eshte nje tregues i perkeqesimit te situates ekonomike ne vend.




Marre nga:
Shqip

 








 


© 2002-2009 Fieri.Com - Portali Fierak Online LLC.,   Te gjitha te drejtat e rezervuara  -  All rights reserved.
  Freskuar:: Wed, 24 Dec 2008 23:51:00

©Vizitore Online - 2
Max vizitore - 5
 

PHPCow news publishing script, content management systemIndrit Design Studio iPowerWeb