ISG: Plani Eulex të vendoset me dialog dhe të ruhet integriteti i Kosovës

22-11-2008

ISG: Plani Eulex të vendoset me dialog dhe të ruhet integriteti i Kosovës
BRUKSEL - Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) tha sot në Bruksel se misioni Eulex në Kosovë duhet të vendoset në mënyrë të planifikuar duke respektuar sovranitetin dhe integritetin territorial të saj.

“Kosova ka arritur shumë progres në konsolidimin e shtetësisë së saj dhe se ISG-ja mirëpret gatishmërinë e Kosovës për të vazhduar dialogun me të gjithë fqinjët e saj dhe për t’i kontribuar stabilitetit në rajon”, theksohet në deklaratën e miratuar nga ISG-ja. Grupi Drejtues Ndërkombëtar inkurajon përpjekjet shtesë për të siguruar njohje të mëtejme. ISG-ja mirëpret gatishmërinë e Kosovës për të vazhduar dialogun me të gjithë fqinjët e saj dhe për t’i kontribuar stabilitetit në rajon.

“ISG-ja e rithekson mbështetjen e saj të plotë për përpjekjet e Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar (ICR), Z. Pieter Feith dhe të Zyrës Civile Ndërkombëtare (ICO) për të përkrahur dhe mbikëqyrur implementimin e Propozimit Gjithëpërfshirës për Statusin (PGjS) nga autoritetet e Kosovës dhe për t’i ndihmuar ato në ndërtimin e një shoqërie demokratike dhe shumetnike”, thuhet në deklaratë.

ISG-ja mirëpret vendosjen e planifikuar të misionit të EULEX-it në mbarë territorin e Kosovës. ISG është një trup ndërkombëtar që përbëhet nga drejtorët politik të Ministrive të Jashtme të vendeve që kanë njohur Kosovën, ndër të cilët bëjnë pjesë: Austria, Republika Çeke (megjithëse akoma nuk ka njohur pavarësinë e Kosovës), Finlanda, Suedia, Turqia, Belgjika, Danimarka, Hungaria, Sllovenia, Zvicra dhe pesëshja o madhe perëndimore, pra, SHBA ja, Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe Italia, etj.


(O.Zh/INA/BalkanWeb)




Emri i Plote:
Email:
Tema:
KOMENTI JUAJ: (keni vetem 1300 karaktere per te shkruar komentin tuaj)



 


© 2002-2009 Fieri.Com - Portali Fierak Online LLC.,   Te gjitha te drejtat e rezervuara  -  All rights reserved.
  Freskuar:: Wed, 24 Dec 2008 23:51:00

©Vizitore Online - 1
Max vizitore - 5
 

PHPCow news publishing script, content management systemIndrit Design Studio iPowerWeb