Shiteshin ne tregje te pamiratuara dhe fermere te papergjegjshem
Asgjesohen nga specialistet e sektorit te shendetit publik dhe veterinarise se Bashkise Fier, rreth 10 ton nenprodukte te qumeshtit ne qytetin e Fierit. E gjithe kjo sasi sipas kryeinspektores se ketij sektori ne Bashkine Fier Luiza Strati eshte konstatuar ne tregjet e pamiratura dhe nga fermere te ardhur nga zonat e rrethit, te cilet e kane pasur mallin pa certifikaten perkatese dhe jashte kushteve te kerkuara.
Pas ketij konstatimi e gjithe sasia eshte groposur ne fushen e mbetjeve urbane te ketij qyteti, nderkohe qe jane penalizuar me gjoba edhe fermeret. Ky eshte nje problem mjaft i madh per shendetin e konsumatorit, duke e ditur se tregetimi i qumeshtit dhe nenproduktet e tij shiten ne tregjet e pamiratuara dhe te pacertifikuara. "Ka qene nje sasi prej 10 tonesh te nenprodukteve te qumeshtit – ka thene Strati, dhe nuk ka qene brenda kushteve per ti tregtuar. Kemi konstatuar shkelje te renda per shendetin e konsumatorit dhe kemi vendosur gjoba dhe sekuestro te mallit" Nderkohe ne kontrollet e inspektoriatit veterinari jane perfshire edhe 60 njesi thertore ku ne 90% te rasteve shiten mall te kontrolluar "Te gjithe produktet e mishit qe tregtohen ne qytetin e Fierit ne 90% te rasteve theren mishrat ne thertore dhe jane kontrolluar nga inspektoret veterinare por ka raste nje 10% qe tregtohen mosha te pakontrolluar dhe qe perbejne rrezik per konsumatorin.
Gazetare per Fieri.com Aurora Damini