Shtyhet tenderimi i OSSH Fier. Firmat tenderuese kerkuan kohe per njohjen e situates

20-09-2008

Shtyhet procesi i tenderit per privatizimin  e operatorit te ri  te sistemit te shperndarjes se energjise. Data 15 shtator e percaktuar nga qeveria  per privatizimin e ketij operatori, nuk ka mundur te percaktoje fituesin, pasi 13 firmat tenderuese kane kerkuar me shume kohe per tu njohur me situaten  aktuale te OSSH. Keshtu  eshte shprehur ne prononcimin e tij kreu i OSSH Fier, Arqile Kume. ”Ne daten 15 shtator do te behej procesi i tenderit per privatizimin e OSSH. Po keshtu doli edhe njoftimi tjeter qe tenderi eshte shtyre me 29 shtator per arsye te kerkeses  se formave tenderuese per tu njohur me situaten dhe per tu bere nje rivleresim  te situates. Jemi brenda procedurave te percaktuara nga ligji per tenderimet dhe mendoj se transparenca ka qene 100% e qeverise shqiptare dhe e Ministrise – ka thene Kume."

Sipas Kumes ne kuader te strategjise se privatizimit  te KESH ky proces do te kryhet si domosdoshmeri per permiresimin e privatizimit te OSSH si dhe te rritjes se cilesise se sherbimit per furnizimin me energji elektrike te abonenteve familjare dhe private.




Gazetare per Fieri.com Aurora Damini







 


© 2002-2009 Fieri.Com - Portali Fierak Online LLC.,   Te gjitha te drejtat e rezervuara  -  All rights reserved.
  Freskuar:: Wed, 24 Dec 2008 23:51:00

©Vizitore Online - 3
Max vizitore - 5
 

PHPCow news publishing script, content management systemIndrit Design Studio iPowerWeb