Ndeshja midis Apollonise se Fierit dhe asaj te Lushnjes qe eshte zhvilluar sot eshte kthyer ne nje aren perleshje ku ka mbetur i plagosur ne sy qender mbrojtesi i Apollonise Mariglen Shoshi.
Ndeshja midis Apollonise dhe ekipt te Lushnjes, e cila eshte zhvilluar ne qytetin e Lushnjes ka perfunduar 1-3 per ekipin e Lushnjes. Ajo ka degjeneruar mbas barazimit te rezulatatit ne pjesen e pare ku ekipi Apollonise ka barazuar. Mbas ketij goli lojtaret e Apollonise e festuan se bashku me tifozet e saj qe kishin mbushur shkallet e stadiumit ,,Roza Haxhiu,, te Lushnjes. Ata jane afruar pran rrjetave te telit rrethues te stadiumit por jane ndeshur me nje bresheri guresh ose sende te forta nga ana e tifozerise lushnjare - keshtu eshte shprehur qendermbrojtesi i Apllonise Mariglen Shoshi. Nje nga keta gure ka goditur Shoshin, i cili ka rene pa ndjenja ne pisten e e stadiumit.
Jane afruar mjeket ekipit per ti dhene ndihmen e pare dhe nje ambulance e ka cuar me urgjence ne spitalin e Lushnjes dhe me pas ai eshte shoqeruar ne spitalin Rajonal te Fierit per nje mjekim me te specializuar. Sipas mjekut shefit te urgjences se spitalit Maksim Tanaka gjendje shendetosre i Shoshit eshte e stabilizuar por ka demtime ne njerin sy dhe do te jete nen mbikqyerjen e mjekes specialste okulistes. Lidhur me kete ngjarje te rende tranieri i ekipit te Apollonise Esat Karishik ne nje konference per shtyp me gazetaret eshte shprehur se keto raste jane te rralla ne bote. Une kam 30 vjet qe merem me futboll por nuk kam pare qe ndeshja e sotme te quhet futboll. Sipas tij presidenca dhe stafi i ekipit kane filmime ku jepet rasti ne fjale ku futbollisti Mariglen Shoshi eshte i filmuar ne momentin qe eshte qelluar ku ka rene pa ndjenja. Eshte federata ajo qe duhet te nderhyje qe te mos lejoje keto veprime ne stadiumet tona qe kete sezon ka shenuar rritje te dhunes.
Gazetare per Fieri.com Kristaq Thano