Konkursi nderkombetar i Fotografise artistike ”Fokus 2008” mbledh 68 fotografe vendas dhe te huaj. Merr pjese edhe Ministri i Drejtesise Enkelejd Alibeaj

03-11-2008

Konkursi nderkombetar i Fotografise artistike ”Fokus 2008


Pas nje pergatitje qe zgjati disa muaj dhe perzgjedhjeje te nje numri te madh fotosh artistike nga artiste te apasionuar nga te gjitha trevat shqiptare, Kosova, Maqedonia, Turqia, Kanadaja, ShBA, Serbi, Belgjike, Gjermani etj, eshte celur rreth ores 11 te dites se sotme ekspozita dhe Konkursi nderkombetar i Fotografise artistike “Fokus 2008”. Eshte tashme edicioni i trete qe Galeria e arteve ne Fier ka mbledhur me dinjitet dhe me vecanti te rralle artistike gjithe artistet e ketij zhanri qe spikat peshe te vertete te vlerave ndernacionale, te vlerave shpirterore, trashegimine kulturore artistike, psikologjine e individit nga vjen. 

Ne kete ekspozite jane paraqitur rreth 68 fotografi artistike nga fotografe profesioniste nga Shqiperia, Kosova, Maqedonia, Serbia, Hollanda, Gjermania dhe shume shtete te tjera te Evropes dhe kontinentit amerikan. Te gjitha fotot artistike qe paten “shansin” te ekspozohen jane perzgjedhur nga nje juri profesioniste te perbere nga Aldo Pavan nga Italia, Albes Fusha nga Shqiperia dhe Osman Demiri nga Maqedonia. Ne to fotografet kane fokusuar detaje nga jeta e njerezve dhe bota perreth. Organizatori i ketij evenimenti Arben Alliaj shprehet se qellimi kryesor i ketij aktiviteti eshte prezantimi para artdashesve te fotografise artistike, nje nga zhanret me pak te ekspozuara ne art. ”Ky eshte aktiviteti i fotografise artistike - eshte shprehur Alliaj. Tema e fotografive ka qene e lire, Grupi i selektoreve ka pasur si qellim te perzgjedhe vetem foto artistike. Ky aktivitet do te vazhdoje, pasi ky ka qene edhe synimi i organizatoreve qe aktiviteti ti gjendet prane asaj fushe te artit qe sipas mendimit tim ka probleme ne ekspozimin dhe evidentimin e personave qe merren me fotografine artistike. Ne kemi deshiruar te demostrojme dhe te nxjerrim ne pah vlerat e ketij zhanri te mrekullueshem”

Artdashesit e shumte te fotografise artistike pasi kane verejtur me kujdes te gjitha fotot e demostruara ne salle shijuan vlerat artistike te tyre. Ne kete Ekspozite vec personaliteteve te njohura te artit ne Fier, e gjetke, te pranishem kane qene kryetari i Bashkise Fier,  Baftjar Zeqaj, Ministri i Drejtesise Enkelejd Alibeaj. “Une konstatoj me kenaqesi - tha Ministri i Drejtesise Alibeaj, qe shkrepetima e blicit duhet te jete vertet e mrehte, ja si keto pune ketu. Jo vetem artisteve shqiptare, por edhe atyre te huaj realizmi duhet te mbizoteroje. Ajo qe me ben me teper pershtypje eshte qe artistet shqiptare, fofografet shqiptare kane treguar nje ciltersi, naivitet dhe emocion qe historia e ketij vendi ka treguar dhe ka zene vend ne memorien e tyre. Ajo cka vertet me ben pershtypje ndryshe  nga te tjeret qe jane me romantike per te kapluar ne skajin dhe vecorite e artit modern, tek artistet shqiptar konstatoj me kenaqesi emocionin historik dhe kjo eshte vertet per tu vleresuar”

Ekspozita e fotografise artistike “Fokus 2008” qe tashme eshte kthyer ne tradite do te qendroje e hapur per disa dite ne Galerine e arteve prane Bibliotekes publike te Fierit per tu shijuar deri ne fund nga qindra e qindra qytetare fierake.

 

 



Gazetare per Fieri.com
Aurora Damini
 






Emri i Plote:
Email:
Tema:
KOMENTI JUAJ: (keni vetem 1300 karaktere per te shkruar komentin tuaj)



 


© 2002-2009 Fieri.Com - Portali Fierak Online LLC.,   Te gjitha te drejtat e rezervuara  -  All rights reserved.
  Freskuar:: Wed, 24 Dec 2008 23:51:00

©Vizitore Online - 2
Max vizitore - 5
 

PHPCow news publishing script, content management systemIndrit Design Studio iPowerWeb