Opozita fierake dhe spektri i majte feston 29 nentorin
30-11-2008
Sot kane qene anetare te spektrit te majte dhe gjithe
opozita fierake e cila ka perkujtuar 64 vjetorin e clirimit te atdheut nga
pushtuesit nazi-fashiste. Kreu i Bashkise Fier, Baftjar Zeqaj, kreu i LSI, kreu
i PS dega Fier, si dhe deputetet socialiste kane perkujtuar diten e clirimit te
vendit. Ne kete ceremoni nuk kane mungur qytetare te ndryshem dhe nepunes se
Bashkise Fier, deputetet Petro Koci, Engjell Bejtaj dhe Angjelina Kola. Kreu i Bashkise Fier Baftjar Zeqaj ka uruar gjithe
komunitetin fierak per festen e flamurit kombetar dhe clirimit te vendit.
Mesazhet
e urimit jane percjelle edhe nga kreu i PS Arjol Mucaj dhe kreu i LSI Frederik
Cuko. “Perfitoj nga rasti - ka thene Zeqaj, qe ne kete dite te shenuar te
clirimit te vendit ju drejtoj urimet me te mira dhe me te sinqerta ish pjesemarresvene luften n-cl, jete te gjate dhe lumturi ne
familjet e tyre. Kemi rreth 2 jave pergatitje per festen e 28-29 nentorit dhe me
vjen mire qe ne kete dite te shenuar qytetare te Fierit bejne homazhe ne
Varrezat e deshmoreve te vendit.” Sipas oratoreve, festat e nentorit nuk simbolizojne vetem festen
e pavaresise, por jane edhe nje bekim per te gjithe ne, pasi jane mbrojtur me
gjakun e mijerave te reneve per lirine e atdheut. Ceremonia ka filluar me
ngritjen e flamurit ne menyre simbolike nga kreu i Bashkise Fier, Baftjar Zeqaj
dhe me pas ajo eshte zhvendosur sipas tradites ne Varrezat e desmoreve te
atdheut ne Fier, ku pjesemarresit kane vendosur buqeta dhe kurora me lule ne
nder te te reneveper liri. Ceremonia e
kesaj dite perkujtimore ka vijuar me tej me vizitat ne familjet e deshmoreve te
rrethit Fier.
Koncerti festiv me rastin e festave ka vijuar ne sallen eteatrit “Bylis” nje organizim i Bashkise,
Qendres kulturore, teatrit “Bylis”. Pjesetare te komitetit te LANC kane treguar
copeza nga kujtimet e tyre te luftes, kane
kenduar kenge partizane, patriotike, ndersa aktore te teatrit “Bylis” kane
recituar pjese nga krijimtaria poetike shqiptare. Qendra kulturoreka organizuar nje koncert me kenge te ndryshme partizane, e patriotike. Merrnin
pjese veterane lufte, deputete dhe qytetare te ndryshem.