“Une jam shume dakort me shqetesimin e ligjshem te me shume se 80 familjeve pergjate shtratit te lumit Vjosa ne Fier dhe e di qe ne keto zona ka probleme me ujrat e ketij lumi i cili ne cdo cast sidomos ne raste shirash jane rrezik evident per permbytjen e komunitetit qe banon ne keto zona - ka pohuar prefekti i qarkut Fier Shahin Bejdaj. Sipas prefektit Bejdaj, qeveria shqiptare vitin e kaluar ka investuar duke ndertuar 3 panele pergjate shtratit te lumit Vjosa, dhe me investime te tjera per ta bere me pak te rrezikshem fryrjen dhe bymimin e ketij shtrati, por duhet punuar me teper ne drejtim te rrjetit kullues.
2 dite me pare perfaqesues te 80 familjeve qe banojne pergjate shtratit te lumit Vjose kane paraqitur ankesat e tyre ne Prefekturen Fier per rrezikun e permbytjeve nga shirat e kesaj stine dhe marrjen e masave qe duhet te beje prefektura ne menyre qe te mos perseritet me historia e dhimbshme e permbytjeve nga lumit Vjosa e fshatrave Levan, Kashishte, Poro vitin e kaluar. Prefekti Bejdaj premtoi edhe nje fond tjeter shtese per banoret e ketyre fshatrave ne mbrojtje te jetes se tyre ne rast permbytjeje. Marrja e masave si ndertimi i paneleve mbrojtes, ndalja e gerryerjeve te shtratit nga lavatricet e zhavorrit, pastrami i kanaleve kullues jane disa nga masat qe do te merren edhe ne ditet ne vijim - ka thene Bejdaj, gjithnje duke u bazuar edhe tek ato qe ofron shtabi i emergjences ne Prefekture.
Gazetare per Fieri.com Aurora Damini