Sikur te mos mungonin kufizimet e vazhdueshme te energjise elektrike, qyteti te Fierit tashme i eshte shtuar nje tjeter fenomen qe rendon mbi konsumatoret. Te favorizuar nga mungesa e rrymes, prej disa ditesh eshte rishfaqur fenomeni i vjedhjes se kabllove elektrik. Vetem gjate dy diteve te fudnit jane grabitur dhe ka patur perpjekje per grabitje ne disa kabina elektrine ne blloqe dhe lagje te ndryshme te qytetit ne kohen kur keto kabina nuk furnizoheshi me energji. Gjithcka eshte ven re kur ne nje pjese te lagjer eshte rikthyer energjia elektrike, nderkohe qe me shume se 40 familje kane mbetur ne erresire. Kete here ne shenjester te grabitesve ka qene lagja "Kryengritja e Fierit" ku pas perfundimit te kufizimit energjia nuk eshte kthyer.
Vete banoret kane ven re mungesen e energjise dhe kane lajmeruar specialitet e OSSH-se te cilet pasi kane ber kontrollet e nevojshme kane ven re edhe mungesen e kabullit ne kabine. Por nuk ka perfunduar me kaq. Vetem pak caste me vone, si mungese e nje pjese te mire te kabullit edhe transformatori qe furnizonte me energji pjesen tjeter te lagjes eshte djegur, duke i lene banoret per me shume se 8 ore pa energji elektrike. Speciliste te deges se shperndarjes kane pohuar se dukuruar e vjedhjes se kabinave dhe kabllove ka sjelle probleme te dukshme me ritmiken e furnizimit te rregull me energji elektrike per konsumatoret, te cilet pervec kufizimeve vuajne mungesen e energjise edhe per shkak te vjedhjeve te ndryshme. Ne kete kuader, per ta cuar drejt zgjidhjes situaten dhe gjetur autoret e ketyre vjedhjeve, vete drejtueist e OSSH kane kerkuar ndihmen e komunitetit per denoncimin e rasteve perkatese. Ne kete kuader po punojne edhe uniformat blu te komisariati te Fierit te cilat jane ven ne kerkim te autoreve te cilet po shkaktojne keto anomali ne furnizimin me energji elektrike.
Gazetare per Fieri.com Aurora Damini