Cfare u arrit me greven e 11 deputeteve te Parlamentit Shqiptar?

22-11-2008

Greva e urise se 11 deputeteve te Parlamentit shqiptar ia arriti te monopolizoje vemendjen e opinionit publik, duke ia dale mbane keshtu ne njerin nga objektivat e vete greves. Qe ne fakt eshte dhe nje objektiv konstant i LSI-se: te protagonizohet ne skenen politike shqiptare te dominuar nga dy partite kryesore, duke u vendosur kunder te dyjave njeheresh. Sa per PDK, ajo u duk nje vizitor jokomod per te gjithe, ndoshta dhe per vete LSI-ne, pas entuziazmit fillestar per gjeresine e frontit anti Kod.

Deri ketu, gjithçka duket normale. Sepse eshte nje objektiv normal te tentosh te sfidosh dy forcat kryesore politike dhe te protagonizohesh nepermjet politikes se forte. Ky duket nje objektiv i justifikuar nga te dhenat ne terren: zvogelimi i totalit elektoral te fituar nga partite e medha; eshte rritur njefaresoj abstenimi; me futjen eventuale - LSI e synonte - te emigranteve ne votime; do shtoheshin shanset per nje subjekt te trete. Dhe mbi te gjitha, historia e te gjitha vendeve ish- komuniste, ose e shumices se tyre, karakterizohet nga rrenimi elektoral i partive historike, krijimit te subjekteve te reja elektorale, deri ne ate pike sa keto vende kane paraqitur nje numer te madh kryeministrash, emrat e te cileve nuk mbahen mend. Nuk shihen arsye pse ne Shqiperi do te ndodhte ndryshe.

A ia ka arritur LSI ne vitet e jetes se vet te rrise forcen e vet elektorale, kjo eshte nje pyetje qe veshtiresisht mund te marre pergjigje, sa kohe qe administrimi i votave eshte kryer pergjithesisht nga partite e medha. Bash per arsyet e mesiperme, administrimi i procesit zgjedhor duke kuptuar jo thjesht numerimin, por dhe votimin ne pergjithesi duhet te fitoje me ne fund besueshmerine qe i mungon. Dhe ky Kod, siç duket, nuk po e afron besueshmerine e kerkuar. Por ndersa teksti i Kodit eshte shume i gjate per t‘u analizuar ne nje artikull gazete, le te merremi pak me pjesen e kontestuar prej LSI. Me te metat e Kodit qe dolen ne drite prej greves. Do merremi me keto defekte, nisur nga pikepamja e interesit publik dhe jo prej interesit te nje partie te veçante si vete LSI.

Te metat e Kodit

Greva ia arriti te rriste ndjeshmerine publike rreth te metave te nje Kodi Zgjedhor, te cilat ne do mblidhemi t‘i korrigjojme pas 4 vjetesh ne prag te zgjedhjeve te radhes, diçka qe rrit destabilitetin e sistemit politik ne vend. Te metat e Kodit jane te dy llojeve - forcojne monopolizimin e jetes publike prej dy partive te medha, dhe se dyti, jane te meta qe kane faren e padrejtesive ne numerimin e votave, ne administrimin e votimit ne pergjithesi, qe do t‘i beje zgjedhjet te diskutueshme.

Askush nuk po i hyn me te metave te sistemit zgjedhor te perzgjedhur te llojit te pare, i cili pergjithesisht privilegjon forcat kryesore politike qe jane te rrenjezuara ne territor, qe kontrollojne drejtperdrejt institucionet e administrimit zgjedhor, dy nivelet e pushtetit politik, etj. Ky eshte nje defekt i madh, pavaresisht se mbrojtesit e tyre e quajne pikerisht kete si epersine e ketij sistemi. Vendi ka vuajtur prej partive te medha dhe jo te voglave, qe kane moderuar sadopak brutalitetin e te medhave, pa folur qe ky sistem prape i mban ne loje kryetaret e partive te vogla, duke i perfshire ata neper listat e te medhave. Eshte naive dhe ideja e kreut te opozites, ne fakt jo e shprehur drejtperdrejt, se ky sistem bashke me ndryshimet kushtetuese, e rrit qeverisshmerine, pasi qe shmang disa prej problemeve qe u shfaqen gjate qeverisjes socialiste, kur grupe te vogla deputetesh krijonin pakica bllokuese. Nuk ka asnje çudi qe pakica te tilla te krijohen serish; nuk ka asnje pengese qe te mos krijohen parti te reja ne nje krah apo ne nje tjeter. Fraksionimi politik i subjekteve partiake ndodh kur ka fraksionim interesash ekonomike apo gjithfaresoj qe nuk perfaqesohen politikisht ne perputhje me ambiciet e tyre dhe diçka fare normale ne kapitalizem. Vendi ka vuajtur prej arrogances se krereve te partive te medha, qe i kane dhene autoresine veprave me te keqija te tranzicionit shqiptar, dhe qe asnjeri prej sistemeve zgjedhore kombetare apo te partive nuk ka mundur te na i largoje nga administrimi i pushtetit politik dhe ekonomik te vendit. E pra ky Kod rrit barrierat per partite e vogla qe kurre s‘mund te behen te medha, rrit barrierat per kandidatet e pavarur nepermjet te ashtuquajturit depozitim te dhjetemije firmave te noterizuara, nje kosto e tepert. Krijon mundesine qe votat nen pragun rajonal per te pasur nje deputet, t‘i kalojne partive te medha, etj., etj. Por keto te meta jane te meta sistemike - asnje sistem zgjedhor nuk eshte perfekt.

Çka eshte me e rendesishmja, problemet me te medha lidhen me besueshmerine e zgjedhjeve. Kodi ne fjale shenon thellimin edhe me tej te politizimit te procesit zgjedhor, nje verejtje e perhershme e vezhguesve te huaj te specializuar. Kjo do ta beje veshtiresisht te administrueshem procesin, sa kohe qe njerezit politike komandohen prej partive, duke e kushtezuar dhe zgjatur pa fund nxjerrjen e rezultatit si dhe me pare.

Kodi ne fjale, ne pjesen e institucioneve zgjedhore, shenon kthim mbrapa ne raport me prirjen e parashikuar prej Kushtetutes se vitit 1998, ate te depolitizimit te komisioneve zgjedhore ne te gjitha nivelet. Nese ishte gabim zgjerimi i KQZ, me perfshirjen e njeriut te LSI-se apo PDK-se, para pak muajsh, nuk eshte korrigjim i tij, heqja e te drejtave te fituara per keto parti. Eshte e vertete se pjesemarrja e komisionereve te ketyre partive, ne fakt eshte nje mekanizem punesimi, nxitjeje per votuesit ne rrethe, kontrolli te vendimmarrjes qofte ne numerim, por pse jo dhe gjate votimit, kur shenohen gjithashtu abuzime te medha. Por kjo nuk do te thote se kete mekanizem duhet ta perdorin vetem partite e medha.

Kjo menyre zgjedhjeje e anetareve te KQZ, e cila duket se ka kompetenca te zgjeruara gjithashtu, duket e padrejte dhe per nje arsye tjeter. Nese logjika e ketij sistemi zgjedhor eshte ajo qe te privilegjoje koalicionet paraprake, nuk shihet arsye pse edhe ne propozimet mbi perberjen e Komisionit Qendror apo te niveleve te tjera, te mos preferohet koncepti i koalicioneve. E vetmja alternative e arsyeshme per komisionet politike do te ishin ata me perfaqesues nga sherbimi civil, te cilet do te shtrengoheshin te zbatonin ligjin nepermjet ndeshkimeve te rrepta dhe shembullore. Edhe nje vend si Palestina, e njohur per ndarjen e forte politike, ka komisione jopolitike dhe ne pergjithesi kjo eshte tendenca ne te gjitha vendet ish-komuniste. Procesi i zevendesimit te anetareve politike te komisioneve zgjedhore me anetare te sherbimit civil ka nje fillim dhe nese vazhdohet me teorine se "s‘ka ardhur koha", ajo s‘do te vije asnjehere.

Ne kete kuptim, megjithese LSI nuk pati sukses politik imediat, dhe per shkak te mungeses se mbeshtetjes nderkombetare, kjo nuk do te thote se fuqia e saj politike ka rene. As dhe se zgjedhjet do te zhvillohen te pakontestuara. Me ane te greves, LSI hipotekoi te drejten per t‘i kontestuar ato. Keshtu problemi per ne te gjithe, vetem se u shty per me vone pa u zgjidhur.





Intervista e Mentor Nazarko ne Shqip

5 / 5 (2 Vota)




Emri i Plote:
Email:
Tema:
KOMENTI JUAJ: (keni vetem 1300 karaktere per te shkruar komentin tuaj)



 


© 2002-2009 Fieri.Com - Portali Fierak Online LLC.,   Te gjitha te drejtat e rezervuara  -  All rights reserved.
  Freskuar:: Wed, 24 Dec 2008 23:51:00

©Vizitore Online - 3
Max vizitore - 5
 

PHPCow news publishing script, content management systemIndrit Design Studio iPowerWeb