3000 banore pa infrastrukture rrugore, kanalizime te ujrave te zeza. Nje komunitet qe ka bojkotuar qendren shendetose pasi ajo eshte ndertuar prane varrezave publike te fshatit.

29-11-2008

3000 banore pa infrastrukture rrugore, kanalizime te ujrave te zeza.

Fshati Ferras ndodhet ne komunen e Levanit te rrethit te Fierit, shume afer rruges nacionale Fier–Vlore. Ka nje popullsi prej 3000 banoresh, te cilet per te dale ne rrugen nacionale u duhet te kalojne ne nje rruge prej 2 kilometra te shkatruar dhe gjithe gropa. Ajo prej shume vitesh eshte bere nje gangrene  per kete komunitet, te cilet sa here qe kalojne  ketu mallkojne drejtuesit e komunes, te cilet  asnjehere nuk jane  interesuar per kete rruge. Rruga eshte gjithe gropa dhe ne kohe rreshjesh mbushen me uje duke krijuar probleme si ne kalimin  e automjeteve ashtu dhe te banoreve qe duhet te dalin ne rrugen kryesore per te shkuar ne Fier ose Vlore per nevojat e tyre.
 
Banoret P.Buzi, S .Ferasi   shprehen se vetem ne kohe fushatash kujtohen pushtetaret per te mbushur gropa ose premtojne per ta rregulluar, por deri me so ato kane qene vetem premtime elektorale.  Por nuk eshte vetem ky problem i keij komuniteti prej 3000 banoresh. Ne te dy anet e rruges kryesore  te fshatit por edhe  ne ato dytesore qe te cojne ne fshat  kanalet jane te mbushura me fekale ose me urinimin bagetive per arsye te mungeses se gropave septike. Ketu ka patur dikur nja kanalizim por ai sot nuk fuksionon. Aq me keq qe ne keto kanale jane te shtruara tubacionet e ujesjellsit te fshatit.

Ne keto kushte gjithcka del jashte kontrollit kur bie shi. Pas permbytjeve qe shkaktohen nga shirat ato dalin jashte  duke mbushur rrugen me nje ndotje qe e ben te pakalueshme rrugen nga banoret, pohojne per Fieri.com banoret L.Bushi, P.Meta.  H
allet e ketij komuniteti te urte qe beson ne premtimet e shumta elektorale nuk kane te sosur. Ata ankohen se ngjitur me varrezat e fshatit ndodhet qendra shendetesore e fshatit. Sipas tyre eshte nje  turp i madh qe kjo qender shendetesore ndodhet ngjitur me varezet.  Ajo, - shprehen ata, duhet te sherbeje per vizitat e  banoreve te semureve te fshatit, perkundrazi ajo me shume i demton nga ana psikoligjike. Nga dritarja ata shikojne   varezet publike  te fshatit, ku te vdekurit u thone se ketu e keni vendin. Ky mendim, - shprehet banori F. Abazi,  te tmerron. Ketij ambjenti  me mire i pershtatej  ndertimi i  nje kulti fetare se sa kjo qender shendetsore, - thote ai.




Gazetar per Fieri.com Kristaq Thano






--------------------------------------------------
» Data: 29-11-2008
» Emri i Plote: besnik
» Mesazhi: Ca eshte ky shkrim me ujra te zeza ne faqe te pare? Keshtu jane te gjitha fshatrat, mos jeni fshatarizuar edhe ju?


Emri i Plote:
Email:
Tema:
KOMENTI JUAJ: (keni vetem 1300 karaktere per te shkruar komentin tuaj)



 


© 2002-2009 Fieri.Com - Portali Fierak Online LLC.,   Te gjitha te drejtat e rezervuara  -  All rights reserved.
  Freskuar:: Wed, 24 Dec 2008 23:51:00

©Vizitore Online - 2
Max vizitore - 5
 

PHPCow news publishing script, content management systemIndrit Design Studio iPowerWeb