Bashkia Fier, promovon paketen turistike te Fierit
30-09-2008
Bashkia Fier, promovon paketen turistike te Fierit
Ndihmon bizneset dhe turistet e huaj!
Bashkia e Fierit ka promovuar edhe paketen e re turistike per qytetin e Fierit. Ky
cilesohet nje dokument i rendesishem per cilindo vizitor te huaj dhe
vendas qe kerkon te dije me shume per kete qytet. Jo vetem kaq, por edhe per ata
qe kerkojne te investojne ne turizem dhe ne fusha te tjera te ekonomise. Gjate cermonise se promovimit te kesaj pakete, ideatoret e saj shfaqen vlerat qe
servir kjo pakete per vizitoret, por edhe per banoret e qytetit. Paketa turistike eshte
hedhur tashme ne format elektronik dhe do te sherbeje per te gjithe ata
vizitore qe do te vizitojne kete qytet. Paketa permban zonat turistike,
popullsine, vlerat arkeologjike, traditat, potencialin ekonomik, bashkjetesat
fetare etj.
"Ne kemi promovuar sot paketen e re turistike, guiden e saj per ti dhene impuls
te fuqishem turizmit ne qytetin tone dhe krejt rajonin tone - ka thene nenkryetarja
e Bashkise Eriselda Cobo. Kjo do te vleje per cdo studiues, per cdo vizitor
vendas dhe te huaj qe do te deshirojne te njohin me nga afer qytetin e Fierit
me te gjitha vlerat e potencialet e tij. Keshtu do te forcohet edhe me
tej turizmi kulturor. Mendoj se kjo pakete do te beje nje prezantim dinjitoz
qytetit te Fierit.”
Paketa e re turistike e qytetit, eshte nje risi qe deshmon nje qytet me nje
komunitet te lashte qysh prej historise se krijimit te tij dhe deri ne ditet
tona ka nje zhvillim ne rritje.