Objektivi i urbanistikes ne Fier: Jo me pallate me mbi 10 kate!

25-11-2008

Objektivi i urbanistikes ne Fier: Jo me pallate me mbi 10 kate!

Eshte miratuar se fundmi objektivi i urbanistikes per mos lejimin e ndertimit te pallateve te reja shumekateshe ne fushen e ndertimit ne qytetin e Fierit me me shume se 10 kate. Ka qene mbledhja e Keshillit te rregullimit te territorit te Bashkise Fier qe teksa ka miratuar sheshet e lejet e ndertimit te pallateve te reja, ka percaktuar gjithashtu edhe ndertimin e tyre jo me shume se 10 kate, duke mos lejuar asnje kat me teper.

Sipas drejtuesit te departamentit te urbanistikes ne Bashkine Fier, Manol Goga, ky vendim nxjerr ne zbatim te planit te ri rregullues te Bashkise se ketij qyteti, dhe per te disiplinuar ndertimet e reja ne kete qytet.
 
Plani rregullues ka te beje me faktin qe objektet qe paraqiten ne planin rregullues te kene te disiplinuar numrin e kateve - ka thene Manol Goga, keshtu ne kemi miratuar sot 2 sheshet per ndertimin e pallateve te reja ne lagjen “16 prilli” te cilat do te jene me 6 kate. Nqs nuk do te kishte nje plan rregullues keto palate do te ishin me me shume se 10 kate. Ne fillim ne nuk e pengonim ndertimin e kateve te larta, ndersa tashme me objektivin e ri te urbanistikes nuk do te ndertohet asnje kat me teper se 6".

Ne te gjitha ndertimet e reja dhe sheshet e reja qe futen ne mbledhjen e KRT shoqerohen me nje kartele te planit rregullues dhe cdo dosje ka bashkangjitur edhe materialin e planit rregullues.” Kan qene ne total rreth 43 leje dhe sheshe ndertimi te cilat jane diskutuar dhe miratuar nga Keshilli i rregullimit te territorit te Bashkise Fier. Pjesa me e madhe e tyre ka qene ne prona private dhe me karakter banimi si dhe zhvillimi te aktivitetit tregetar. Me heret se keto sheshe te kalonin per miratim nga KRT e Bashkise jane shqyrtuar edhe ne keshillin teknik.

 

 

Gazetare per Fieri.com Aurora Damini

3.5 / 5 (9 Vota)




Emri i Plote:
Email:
Tema:
KOMENTI JUAJ: (keni vetem 1300 karaktere per te shkruar komentin tuaj)



 


© 2002-2009 Fieri.Com - Portali Fierak Online LLC.,   Te gjitha te drejtat e rezervuara  -  All rights reserved.
  Freskuar:: Wed, 24 Dec 2008 23:51:00

©Vizitore Online - 2
Max vizitore - 5
 

PHPCow news publishing script, content management systemIndrit Design Studio iPowerWeb