OSBE trajnon punonjesit e gjendjes civile Fier

21-11-2008

OSBE trajnon punonjesit e gjendjes civile Fier

Projekti i nisur per modernizimin dhe kompjuterizimin e gjendjeve civile i bere realitet me daljen e certifikatave te printuara ne menyre elektronike, do te kete tashme edhe lidhje me gjithe zyrat e gjendjeve civile ne nje sistem ne mbare vendin. Kjo metode bashkohore ka mbledhur ne nje projekt trajnues nepunesit e zyrave te gjendjeve civile ne rajon. Perfaqesues te projektit perkrahur financiarisht nga OSBE dhe institucionit te prefektit u shprehen se kjo eshte edhe faza e fundit e ketij procesi mjaft te pritur ne ndihme edhe te komunitetit.

”Procesi i regjistrimit ka mbaruar - thote shefja e pergjithshme e gjendjes civile ne Fier, Lumturi Mocka dhe do te thote se eshte dicitalizuar ky regjister kombetar dhe sot eshte drejt fazes perfundimtare qe me ane te ketij softi, pra me ane te ketij programi do te punohet online ne te gjitha zyrat e gjendjeve civile. Per komunitetin kjo do te thote shume eshte lehtesi ne pune, kohe, te gjitha certifikatat e printuara do te jene lehtesi edhe per punonjesit e zyrave te gjendjes civile, qe aktet e lindjes, vdekjes, martesat etj, do te jene te printuara te bera gati qe me perpara dhe nuk do te kete me burokraci ne zyrat e gjendjes civile. Tani perendoi koha manuale, eshte koha e dicitalizimit dhe te gjitha zyrat e gjendjeve civile do te lidhen ne sistem online” Trajnime te tilla do te mbahen me gjithe aktoret dhe nepunesit e gjendjeve civile vetme ne qarkun Fier.



Gazetare per Fieri.com Aurora Damini
 

5 / 5 (2 Vota)





 


© 2002-2009 Fieri.Com - Portali Fierak Online LLC.,   Te gjitha te drejtat e rezervuara  -  All rights reserved.
  Freskuar:: Wed, 24 Dec 2008 23:51:00

©Vizitore Online - 3
Max vizitore - 5
 

PHPCow news publishing script, content management systemIndrit Design Studio iPowerWeb