Situate kaotike eshte krijuar ne qytetin e Fierit per shkak te motit te keq. Per me shume se 14 ore qyteti ka qene i paralizuar totalisht nga te gjitha zhvillimet pasi energjia elektrike ka pezulluar gjithcka. Luhatjet e tensionit kane filluar qysh mbremjen e djeshme me startimin e eres se ftohte dhe shiut, por kane qene oret e para te mengjesit ato qe kane lene ne terr gjithe qytetin. Si te mos mjaftonte mungesa e energjise, e cila keto kohet e fundit eshte kthyer ne te perditeshme per qytetaret fierak, nje rrezik teper evident jane edhe kabujt elektrik qe pas furtunes kane pushtuar rruget. Banoret e mbetur ne erresire, pervec territ tashme duhet te perballen edhe me makthin e friken e telave te shperndare si dhe shtyllave qe jane shembur e kane rene ne toke.
"Gjithe naten e kemi ne erresire te plote, por frike kemi me shume tani qe u zbardh e jemi te detyruar te levizim ne kembe per te shkuar ne pune. Jane keputur gjithe telat e shtyllave elektrike dhe nuk kalojme dot nga njera ane e rruges ne tjetren. Ky eshte nje rrezik teper i madh, pasi ketu luajne dhe femijet. Kemi lajmeruar dhe prane ndermarrjes elektrike, por ende nuk eshte marre asnje mase. Mesa duket energjia elektrike ka shkaktuar shume deme saqe edhe punonjesit nuk dine ku te shkojne me pare. I gjithe qyteti esthe pa drita dhe nuk kemi marre vesh se kur do te vijne." - Keshtu eshte shprehur Alma Gjika, nje grua nga lagja "Kastriot", lagje ne te cilen ka pasur demtime te shumta te kabujve elektrik.
Por mungesa e energjise elektrike nuk ka kursyer as institucionet e rendesise se vecante perfshi ketu edhe spitalin rajonal te Fierit. Pikerisht ne kete te fundit energjia eshte shkeputur qysh ne oret e para te mengjesit per tu rikthyer ne pavione te vecanta vetem gjate oreve te pasdites. Veshtiresi te shumta jane ndjere ne urgjencen e spitalit dhe vecanerisht ne maternitet, ku femija i pare qe ka ardhur ne jete diten e sotme, eshte pritur nen driten e qiririt dhe ne kushtet me minimale per ta mbajtur ne jete. "Gruaja lindi reth ores 09.00 dhe ne sallen e lindjes nuk kishte drita. Mjeket thane se femija dhe nena nuk do te kishin probleme edhe pse nuk kishte drita per te ndezur ngrohesin dhe gjithe pajisjet e tjera qe sherbejne. Infermieret me thane se kur lindi femija e kane mbeshtjelle me disa batanije per ti siguruara ngrohtesine e duhur trupore, pasi dritat mungonin dhe nuk ndizej dot asgje." - Ishin keto fjalet e Fatmirit, babait te femijes i cili lindi gjate paradites ne maternitet.
Por burime brenda ketij spitali bejne te ditur se vetem ne oret e mesdites esthe arritur te sigurohet nje gjenerator per te pritur urgjencat dhe gjithe rastet e tjera. Burime nga OSSH fier kane pohuar se po punohet per permiresimin e situates, por rrjeti tejet i amortizuar nuk lejon nderhyrjet e menjehereshme, pasi duhet te permiresohet moti. Mungesa e investimeve per shume vite me radhe ka shkaktuar edhe situaten e renduar ku megjithe punen e bere nga specialistet e OSSH, nderhyrjet shpesh behen te pamundura. Por reshjet e shiut nuk kane shkaktuar vetem mungese te energjise elektrike, por kane rrezuar peme e kane bllokuar rruge ne te gjithe qarkun e Fierit. Situata eshte paraqitur problematike ne aksin rrugor Fier-Berat e Fier-Vlore ku uji ka bllokuar per disa ore rresht qarkullimin e lire te automjeteve.
Gjendja behet edhe me alarmante kur lumi "Gjanica" rikthehet fuqishem me vershimet e tij. Rrezikun e kane ndjere te paret tregtaret prane ketij lumi te cilet i kane paraprire katastrofes duke spostuar mallrat ne vende me te sigurta. Lumi gjanica vetem me keto reshja ka pesuar fryrje duke rrezikuar te dal nga shtrati.
Gazetare per Fieri.com Aurora Damini