Mungon administrata e Bashkise Fier dhe kreu i saj, Prefekti homazhe ne varrezat e deshmoreve
Edhe kete vit politika fierake ka festuar e ndare festat e nentorit. Ndersa nepunes te qeverisjes vendore dhe qendrore, prefektura dhe qarku Fier kane qene pjesemarres ne aktin simbol te ngritjes se flamurit ne sheshin “Fitorja” Kreu i Bashkise Fier, Baftjar Zeqaj nuk ishte i pranishem se bashku me stafin e tij bashkiak. Ka qene kreu i Keshillit Bashkiak nga krahu demokrat Vasillaq Ngresi ai qe ka ngritur ne menyre simbolike flamurin kombetar ne prani te prefektit Fier, Shahin Bejdaj, kryetarit te qarkut Fier, Luan Mucaj dhe perfaqesues te tjere nga pushteti vendor dhe kane vendosur kurore ne monumentin dhe pllakaten e mermerte ku simbolizohet 96 vjetori i dites se pavaresise dhe ngritja e flamurit ne nentor 1912 nga kryebashkiaku i pare fierak Tonci Kilica.
Prefekti i qarkut Fier, Kreu i keshillit bashkiak dhe kreu i PD Fier Ferdinand Murati ne kete dite te shenuar ne historine e kombit tone kane percjelle mesazhet e urimit per me shume paqe dhe progres per gjithe shqiptaret e kudo ndodhur. “Sot eshte nje dite e shenuar per mbare shqiptaret sepse perkujtohen te gjithe patriotet shqiptare dhe ata qe dhane jeten per lirine e pavaresine e ketij vendi, pra kujtohet 28 dhe 29 nentori, festa e pavaresise dhe clirimit te vendit. Me kete rast une do tju uroje gjithe komunitetin e Fierit ne rradhe te pare familjet e deshmoreve qe me gjak cimentuan lirine tone-ka thene prefekti Bejdaj” Me tej festa e flamurit ka vijuar ne ceremonine e homazheve nga te pranishmit ne varrezat e deshmoreve te rrethit Fier, duke nderuar te renet e luftes nacional clirimtare duke festuar po kete dite nga kampi i djathte edhe 64 vjetorin e clirimit te vendit.
Ne 96 vjetorin e dites se pavaresise klasa politike fierake ka festuar keshtu serish e ndare festat kombetare. Kjo ndarje ka niosur qysh prej ceremonise se ngritjes simbolike te flamurit ku kreu i Bashkise Fier dhe administrate e saj qe perbejne opoziten mungonte krejtesisht ne kete dite dhe nuk iu afruan forcave politike te djathte, mazhorances e cila ka festuar po ne kete dite edhe clirimin e vendit. E majta ka percaktuar pasditen e sotme per ceremonine e ngritjes se flamurit nga kreu i Bashkise Baftjar Zeqaj, nderkohe qe me 29 nentor do te festohet dita e clirimit te vendit dhe do te behen homazhe ne varrezat e deshmoreve dhe vizita ne familjet e te reneve.
Gazetare per Fieri.Com: Aurora Damini