Te gjithe "burrat" e Obames

04-11-2008

Skuadra qe do ta mbeshtese senatorin, nese fiton presidencen

Zyrat ndodhen ne "Pennsylvania Avenue", jo shume larg nga Shtepia e Bardhe. Ne dere eshte shkruar me te madhe "Center for a New American security". Sigla, ashtu si e shume qendrave te tjera studimi ne Uashington, fsheh nje nga qellimet e vendosura per strategjine e politikes se jashtme te Barak Obames. Themeluar nga Kurt Campbell, nje ekspert i mbrojtjes, qendra promovon punen e intelektualeve qe mblidhen perreth "Phoenix iniciative", e cila qe nga emri duket se eshte laboratori i ideve nga duhet te linde politika e jashtme e demokrateve. Mes te tjereve ne grup bejne pjese edhe Ivo Daalder i "Brookings institution" dhe Anne Marie Slaughter, qe drejton shkollen e marredhenieve nderkombetare, "Woodrow Wilson" ne Universitetin e Princetonit. Studimi i tyre mbi sigurine kombetare amerikane ne shekullin e 21, i sapopublikuar, trajton me hollesi temen e forte te politikes se jashtme te Obames. Ne fakt, epersia ushtarake dhe diplomatike amerikane e vetme nuk mund te perballoje emergjencat ne nje bote gjithmone e me te nderlidhur. Por, ajo qe vendos per gjithçka eshte Susan Rice, nje nga keshilltaret e Obames ne politiken e jashtme. Ish-zevendessekretare Shteti ne administraten e dyte te Clinton-it, per Rice-n ne Uashington flitet se do te jete keshilltarja e ardhshme per sigurine kombetare ne administraten demokratike. Por se sa rendesi kane opinionet e te tjereve, nese Obama do te zgjidhet President, eshte nje nga misteret e shumta qe rrethojne senatorin demokrat ne prag te zgjedhjeve. Ndryshe nga George Bush, qe nuk u ze bese eksperteve te politikes se jashtme dhe i bazon vendimet e tij vetem ne mendimet e njerezve shume te besuar si zevendespresidenti Woodrow Wilson (ne administraten e pare) dhe Condoleezza Rice (ne te dyten), Obama eshte mesuar te jete gjithmone i rrethuar nga nje "ushtri" keshilltaresh. Rreth 500 konsulente jane pjese e rrjetit te eksperteve qe kujdesen per politiken e jashtme. Opinionet e tyre te mbledhura gjate videokonferencave, apo permes e-mail-eve infiltrohen nga nje rreth i ngushte njerezish, ku perveç Rice bejne pjese edhe ish- sekretari i Shtetit, Anthony Lake, avokati Gregory Craig qe mbrojti Clinton gjate procesit te skandalit seksual dhe ish-krahu i djathte i Obames ne Senat, Mark Lippert. Ne kete klub ekskluziv ben pjese edhe Richard Danzig, ish-sekretar i marines gjate administrates Clinton, qe rreth metodave te punes se Obames thote: "Pasi kam bashkepunuar me dy presidente dhe shume kandidate ne Shtepine e Bardhe, mund te them se nuk kam pare kurre asnje njeri kaq te ekuilibruar dhe te afte te marre opinionet e te tjereve, pa nderhyre ne argumentime me egon e tij". Ne zyren e tij ne Senat, kandidati ka nje galeri fotosh te heronjve te tij, mes te cileve Abraham Lincoln dhe Gandhi, Martin Luther King Jr dhe John Fitzgerald Kennedy, perkrah nje pikture te madhe vaji te Marshall Thurgood, gjykatesi i pare afro-amerikan ne Gjykaten e Larte. Mes pikave te tij te referimeve ideologjike, Obama citon edhe nje aktivist si Saul Alinsky, i konsideruar si babai i organizimeve sociale amerikane. Filozofi i preferuar i Obames eshte Reinhold Niebuhr, teologu amerikan me i famshem ne vitet ‘30-‘60, pastaj i harruar nga te gjithe, perveçse nga kandidati me ngjyre, qe kembengul se ka mesuar nga ai se ekzistojne kufijte per çdo gje dhe mbi te gjitha ne politike. Niebuhr, shume i dashur nga te majtet, ishte edhe mes ideologeve te luftes se ftohte. Ishte pikerisht ai qe futi konceptin e "luftes se drejte" dhe moralit te armeve berthamore. Cass Sunstein, qe ka mesuar me Obamen ne Universitetin e Çikagos e tani eshte mes keshilltareve te tij, e percakton kandidatin demokrat nje njeri me vizion. Ai eshte vizionar, sepse beson te ndryshimi, por e di qe per ta arritur nuk ka rruge tjeter veç kompromisit". Mes grupit te madh te meshkujve qe ndjekin Obamen bejne pjese edhe intelektuale si Andrew Sullivan dhe Christopher Hitchens, por edhe njerez si Ken Adelean, nder mbeshtetesit me te zjarrte te luftes ne Irak. Kur edhe Colin Powell deklaroi mbeshtetjen e tij per kandidatin demokrat, shume e lidhen me faktin se edhe ai mund te ishte nje nder keshilltaret e administrates se tij. Me te njejtin kujdes, Obama, ne rast fitoreje mendon t‘u besoje republikaneve disa vende te rendesishem ne administrate. Sipas zerave qe qarkullojne, njeri nga ata eshte Robert Gates. Me Ameriken e perfshire ne dy luftera njekohesisht eshte me se e drejte t‘ia lesh Mbrojtjen, njeriut qe me shume se te gjithe ka mbeshtetur vendimin per terheqjen nga Iraku. Nese Gates nuk do te pranonte, ne te njejtin vend mund te vendosej Chuck Hagel, senatori republikan i Nebraskes, nje njeri shume i vleresuar nga Obama. Akoma me radikale duket zgjedhja e Richard Lugar, nje tjeter senator republikan ne krye te Departamentit te Shtetit, nese hidhen poshte hipotezat e Kerry-t apo Holbrooke. Menjehere pas zgjedhjeve, Obames i duhet te tregoje emrin e njeriut qe do te mbaje postin e sekretarit te Thesarit, ndoshta nje nga zgjedhjet me te veshtira ne kete kohe krize financiare. Qe kur kriza ka hyre ne fazen me dramatike, Obama eshte mbeshtetur te keshillat e "yjeve" qe kishin udhehequr ekonomine amerikane ne administraten e Clinton-it mes te cileve:

Robert Rubin, tani kreu i "Citibank" dhe Larry Summers, qe pas detyres si minister i Thesarit ka qene rektor i Universitetit te Harvardit. Ky i fundit mund te kthehet serish ne krye te kesaj ministrie, por gjithmone e me shpesh po permendet edhe emri i ish-presidentit te Federal Reserve, Paul Volcker. Nje tjeter emer qe qarkullon eshte edhe ai i Warren Buffet, gjithmone ne lidhje te ngushte me te gjate mbledhjeve strategjike te "skuadres" ekonomike te Obames. Ka edhe nga ata qe mendojne se per te nenvizuar ndryshimin ne krahasim me administratat e kaluara demokratike, Obama mund te emeroje Timothy Geithener, presidentin e ri te Federal Reserve te Nju Jorkut, nje njeri shume i vleresuar nga Obama. Ndersa nje tjeter post per te cilin Obama flet prej kohesh, ai i teknologjive te reja, mund ta zere Eric Schmidt, administrator i deleguar i "Google", qe gjate gjithe fushates elektorale ka qene ne krah te senatorit te Illinoisit. Nje tjeter post i rendesishem ne Shtepine e Bardhe do te ishte edhe ai i kreut te stafit. Mes kandidateve te akredituar nga Obama eshte edhe Tom Daschle, senatori i vjeter dhe mes te pareve qe besoi tek aftesite e Barak, apo John Podesta, qe e ka mbajtur kete detyre ne administraten e Klintonit. Megjithate, ata qe e njohin senatorin e Illinoisit shpjegojne se per kete pozicion po merret ne konsiderate edhe Valerie Jarrett, mike e familjes qe ishte mes bashkepunetoreve me te ngushte te kryetarit te Bashkise se Çikagos, Richard Daley, dhe mikeshe e Michelle Obama. Ne kete rast, ne Shtepine e Bardhe roli qe mbajti Karl Ruve ne administraten e Bushit mund ta marre David Axelrod, strategu i fushates per senatorin demokrat. Eshte ndertuar keshtu ne Uashington "Chicago machine", qe do te qeverise ne vitet e ardhshme politiken amerikane.


Keshilltaret

Ndryshe nga George Bush, qe nuk u ze bese eksperteve te politikes se jashtme dhe i bazon vendimet e tij vetem ne mendimet e njerezve shume te besuar, Obama eshte mesuar te jete gjithmone i rrethuar nga nje "ushtri" keshilltaresh. Rreth 500 konsulente jane pjese e rrjetit te eksperteve qe kujdesen per politiken e jashtme

Heronjte

Ne zyren e tij ne Senat, kandidati ka nje galeri fotosh te heronjve te tij, mes te cileve Abraham Lincoln dhe Gandhi, Martin Luther King Jr dhe John Fitzgerald Kennedy, perkrah nje pikture te madhe vaji te Marshall Thurgood, gjykatesi i pare afro-amerikan ne Gjykaten e Larte




Marre nga
: Shqip





Emri i Plote:
Email:
Tema:
KOMENTI JUAJ: (keni vetem 1300 karaktere per te shkruar komentin tuaj)



 


© 2002-2009 Fieri.Com - Portali Fierak Online LLC.,   Te gjitha te drejtat e rezervuara  -  All rights reserved.
  Freskuar:: Wed, 24 Dec 2008 23:51:00

©Vizitore Online - 1
Max vizitore - 5
 

PHPCow news publishing script, content management systemIndrit Design Studio iPowerWeb