Ne gjithe Shtetet e Bashkuara, miliona amerikane po votojne per presidentin e ri dhe per anetaret e Kongresit. Rezultatet e anketave, para hapjes se qendrave te votimit, tregojne se demokrati Barak Obama ka avantazh te ndjeshem ndaj republikanit Xhon MekKein. "Zeri i Amerikes" bisedoi me analistet Donald Llambro, analist i gazetes prestigjioze "Washington Times" dhe Ilir Zherka, drejtor ekzekutiv i organizates "DC Vote", mbi politiken e jashtme te secilit kandidat ne rolin e presidentit ndaj Ballkanit dhe çfare do te benin ata per ekonomine, qe natyrisht prek edhe komunitetin shqiptaro-amerikan.
Zgjedhjet presidenciale ne Shtetet e Bashkuara kane ardhur ne momentin vendimtar dhe ne qofte se nuk perseritet viti 2000, kur Gjykates se Larte te Shteteve te Bashkuara iu desh te vendoste per rezultatet, njeri prej kandidateve, republikani Xhon MekKein ose demokrati Barak Obama, do t‘i uroje tjetrit fitoren ne çdo kohe pas mesnates.
Ne SHBA, nje vend me mozaik te vertete etnish, komunitetet e ndryshme kane qene te preokupuar se ç‘qendrim do te mbante secili kandidat ndaj interesave te tyre brenda dhe jashte Shteteve te Bashkuara. Ndersa te dy kandidatet kane pasur qendrime diametralisht te kunderta per nje mori çeshtjesh, ata kane shprehur te njejtin angazhim per vazhdimesine e politikes amerikane ne Ballkan. Ilir Zherka, drejtor ekzekutiv i organizates "DC Vote", thote se, pavaresisht se kush do te jete presidenti i ardhshem i Shteteve te Bashkuara, politika amerikane ne Ballkan dhe, me specifikisht per Kosoven e Shqiperine, nuk do te ndryshoje.
"Lajmi i mire eshte se shqiptaret ne rajon dhe shqiptaro-amerikanet ketu duhet te ndjehen te sigurt dhe te dine nje gje, se politika e Shteteve te Bashkuara ndaj Ballkanit nuk do te ndryshoje nese president zgjidhet senatori MekKein apo senatori Obama. Politika jone ndaj Ballkanit eshte e percaktuar, mbeshtetja amerikane per Kosoven eshte shume e forte dhe nuk do te ndryshoje, kjo perfshin edhe ruajtjen e integritetit te saj territorial", thote ai. Por Zherka shpreh bindjen e tij se kandidatura Obama-Bajden eshte me e mire per shqiptaret si rezultat i mbeshtetjes se tyre per Kosoven dhe pervojes se gjate te senatorit Bajden ne dinamiken e Ballkanit.
Por nuk eshte plotesisht i ketij mendimi Donald Llambro, analist i njohur i gazetes prestigjioze amerikane "Washington Times". Megjithese eshte dakord se politika amerikane ndaj Ballkanit nuk do te ndryshoje, Llambro thote se kandidatura MekKein-Pejlin eshte me e pershtatshme, pasi senatori MekKein e njeh ate rajon te botes me mire.
"Obama nuk ka folur shume per rajonin e Ballkanit. Ai ka folur per riparimin e demit te shkaktuar ne marredheniet e Shteteve te Bashkuara me Evropen, duke perfshire ne kete kuader edhe Ballkanin, konkretisht Kosoven dhe Shqiperine, me te cilat Shtetet e Bashkuara kane marredhenie shume te mira. Per mendimin tim, senatori MekKein e njeh ate rajon te botes me mire. Megjithate, ajo qe duhet te beje presidenti i ardhshem, eshte permiresimi i marredhenieve me vendet fqinje te Shqiperise dhe Kosoves", thekson ai.
Po ashtu, Llambro thote se mungesa e pervojes se senatorit Obama ne politike dhe posaçerisht ne politiken e jashtme, ka qene nje nga çeshtjet me shqetesuese te kesaj fushate presidenciale. Edhe vete senatori Bajden, thote ai, e ka shprehur nje shqetesim te tille.
"Eshte interesant fakti se edhe partneri i tij, senatori Xho Bajden nga Dellover, ka thene se, ne gjashte muajt e pare, do te kemi nje krize nderkombetare nen presidencen e Obames, pasi ai do te sfidohet dhe vihet ne prove nga armiqte tane neper bote. E njejta gje, siç ndodhi me Presidentin Kenedi, i cili erdhi ne postin e Presidentit ne nje moshe shume te re dhe me nje pervoje te shkurter ne Senat. Udheheqesi sovjetik i asaj kohe, Nikita Hrushov, duke e nenvleftesuar Presidentin Kenedi, dislokoi raketa ne Kube, ne ate qe ne histori njihet si ‘kriza e raketave kubane‘". Kur senatori Bajden, i cili ka nje pervoje te pasur ne politiken e jashtme, ben nje deklarate te tille, amerikanet duhet te mendohen mire per kete", shton ai.
Situata aktuale ne bote, thote me tej analisti Llambro, me luften ne Irak dhe Afganistan dhe me veprimtarite terroriste ne rajone te ndryshme te botes, nuk eshte e pershtatshme per t‘u trajnuar ne vendin e punes, siç eshte rasti i senatorit Obama. 2009, shton ai, do te jete nje vit i veshtire, qe kerkon ne krye te Shteteve te Bashkuara nje njeri me pervoje.
Analisti Zherka thote se pervoja eshte padyshim shume e rendesishme, por megjithese Presidenti Bush ka pasur rreth tij disa nga zyrtaret dhe politikanet me me pervoje ne historine e vendit, politikat e tij, si jashte ashtu edhe brenda vendit, kane qene shkaterrimtare.
"Shtetet e Bashkuara jane ne krize, po ashtu edhe bota e tere. Prandaj ne kemi nevoje per nje politike te ndryshme nga ajo e tete viteve te fundit. Ne kemi nevoje per nje politike te uljes se taksave per shtresen e mesme, sepse ajo ka nevoje per ndihme ne Amerike. Ne kemi nevoje per mbeshtetje ne fushen e arsimit, te shendetesise e programe te tjera sociale, qe jane shume te rendesishme. Prandaj une besoj se Obama do te beje ndryshime ne keto aspekte te jetes sone, ndersa senatori MekKein nuk do te beje ndryshimet qe i nevojiten shumices se amerikaneve, ai do te vazhdoje politikat qe ka ndjekur Xhorxh Bushi gjate tete vjeteve te Presidences se tij", vijon ai.
Ekonomia dhe kriza financiare kane dominuar kete fushate presidenciale ne Shtetet e Bashkuara. Analisti i "Washington Times", Donald Llambro, e rendit ate jo vetem si perparesine kryesore, por nje shtetesim qe ka zene disa vende ne listen e prioriteteve te amerikaneve, para se t‘i vije radha politikes se jashtme.
"Ekonomia eshte perparesia numer nje, dy, tre, kater dhe pese. Kjo eshte çeshtja me e madhe ne Amerike. Ekonomia u ngurtesia edhe ne tremujorin e trete te ketij viti dhe ndoshta do te ngurtesohet edhe me tej ne tremujorin e katert. Ky eshte perkufizimi i regresionit ekonomik, niveli i papunesise eshte ngritur, konsumatoret po shpenzojne shume me pak dhe ekonomia eshte goditur nga disa prej katastrofave me te medha, si renia e tregut te banesave dhe kriza financiare", thekson Llambro. Sipas tij, senatori Obama po e shfrytezon situaten, thote analisti i "Washington Times", duke fajesuar administraten "Bush" per kete dhe duke premtuar se ai do te ishte kandidati i pershtatshem qe do ta ndryshonte krejtesisht gjendjen. Por Donald Llambro i pret me skepticizem keto premtime.
Mbetet per t‘u pare se çfare do te bente realisht senatori Obama po te zgjidhej president, po ashtu siç pritet te shihet se çfare realisht do te bente senatori MekKein.
Tirane
"Po i ndjekim me interes"
Zgjedhjet presidenciale ne Amerike u ndoqen me interes edhe nga qytetaret e Tiranes. Pavaresisht pozicionimeve te tyre midis kandidateve, senatorit te Arizones, republikanit Xhon MekKein dhe senatorit te Ilinoisit, demokratit Barak Obama, ata kane pritur te emocionuar rezultatet e ketyre zgjedhjeve.
Sipas tyre, SHBA gjithmone ka qene nje superfuqi dhe zhvillimet politike atje ndikojne shume per fatet e shteteve te vogla, siç jemi ne, nje vend qe, pavaresisht situatave historike, ka qene gjithmone proamerikan dhe properendimor", u shpreh nje banor i Tiranes, duke rikujtuar rolin e Presidentit Uillson ne Konferencen e Paqes (Paris, 1919-1920), ku shpetoi Shqiperine nga synimet e fqinjeve per te marre edhe ato territore qe kishin mbetur nga Traktati i Londres me 1913. Historia deshmon se themelet e marredhenieve shqiptaro-amerikane jane hedhur qe nga koha e Nolit.
"Eshte nje vend, te cilit ne si komb i jemi mirenjohes. Politika e saj na solli se fundmi dy gezime te medha. Menjehere pas atij gezimi historik, Shpalljes se Pavaresise se Kosoves me 17 shkurt 2008, erdhi dhe ftesa per anetaresimin e Shqiperise per ne NATO", tha nje tjeter banor i kryeqytetit, duke i konsideruar keto ngjarje "si dhurata bujare te SHBA-se per kombin shqiptar".
Zgjedhjet e para presidenciale ne SHBA jane mbajtur per here te pare me 30 prill 1789.
Prishtine
"Zgjedhjet e nje vendi mik"
Zgjedhjet presidenciale dje ne SHBA, Kosova i perjetoi si nje ngjarje te madhe te demokracise te nje shteti te madh mik. Po dje, ne Prishtine, u mbajt nje manifestim me rastin e zgjedhjeve presidenciale ne SHBA, ku foli edhe ambasadorja amerikane ne Kosove, Tina Kaidanov, ndersa atmosfera e zgjedhjeve ndihej kudo qe nga mengjesi, duke qene edhe lajmi i pare dhe i vazhdueshem i te gjitha radio-televizioneve kombetare.
"Kemi garanci se SHBA, vetem sa do te thelloje bashkepunimin me Kosoven", deklaroi Kryeministri Hashim Thaçi. "Falenderoj te gjitha administratat qe kane perkrahur Kosoven, nga Presidenti Bush i vjeter, administraten e Klintonit dhe administraten e fundit te Bush. Besojme plotesisht dhe kemi garanci te plota se e ardhmja e marredhenieve Uashington-Prishtine do te shenoje progres edhe me te thelluar tashme si dy shtete, sepse tanime ne kemi edhe ambasadorin tone atje", theksoi Thaçi.
SHBA-te e njohen Kosoven shtet menjehere pas shpalljes se pavaresise dhe jane vendi i pare nga e gjithe bota me prani diplomatike ne Prishtine. Ato kane perfaqesimin e tyre ne Kosove qe prej me shume se 12 vjetesh. Hapja e Zyres Amerikane me 6 qershor 1996, qe u be nga nensekretari amerikan i Shtetit, Xhon Kornblum, shenoi vendosjen e pranise amerikane ne Kosove ne rrethana te veçanta. Nderkaq, i ngarkuari me pune ne ambasaden e Republikes se Kosoves ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, Avni Spahiu, ka nisur pune ne Uashington qe nga muaji i kaluar.
Marre nga: Shqip