Kur dikush vertet na pelqen, nuk eshte vetem çeshtje ndjenje apo terheqje fizike: na nxisin instiktivisht genet, hormonet dhe sistemi yne imunitar. Po perse? Sepse, qe prej miliona vitesh u nenshtrohemi rregullave te sakta biologjike dhe evolutive. Gruaja e veshur me nje fustan te holle nen te cilin duket kemisha terheq vemendjen e te tre burrave qe jane ulur ne tavoline. Me koken e perkulur anash ajo flet dhe qesh nderkohe qe here pas here kalon doren ne floket e saj te zinj. Edhe burrat flasin e qeshin me te. "Po sillet ne menyre te perkryer" pohon Deivid Givens. "Koka e perkulur anash, krahet e zhveshur, te gjitha keto jane sinjale pritjeje". "Njerezit nuk i zene bese aq lehte njeri-tjetrit. Atehere lind pyetja: Si eshte e mundur qe dy trupa arrijne te bashkohen aq sa te nxjerrin ne drite nje qenie tjeter?" Si fillim flirtojne. Me syte qe kerkojne sy te tjere, njerezit synojne nje afrim i cili funksionon, megjithese shpesh ngjan disi mengjarash. Ai i ofron diçka per te pire, ajo qesh me batutat e tij. Ajo heton fytyren e tij, ai synon te kuptoje qellimet e saj. Njeri nga te dy gjen kuraje sa te kerkoje nje numer telefoni. Me pas nje takim, nje dreke e shpejte, nje kafe, nje film. Dhe me pas ndoshta nje takim tjeter. Pas misterit dhe magjise se dashurise qendrojne ligjet themelore te biologjise dhe gjenetikes.
Terheqja ne çift
Miliona vjet me pare paraardhesit tane e gjenin shokun e zemres pa ndihmen e internet-it, analizave te ADN-se, klubeve apo lokaleve publike. Thjesht niseshin nga fiziku: burrat kerkonin gra te gatshme per te riprodhuar, me ije te beshme, te domosdoshme keto per te perballuar shtatzenine; nderkohe qe grate kerkonin burra me gene te shendosha, shprehje e te cilave jane gjatesia dhe trupi i lidhur. Ose me nje sistem te forte imunitar. Simetria eshte nje tjeter shenje prove lidhur me genet e dikujt, shprehur kjo ne proporcionin e dy aneve te fytyres, kraheve, duarve dhe kyçeve. Tornil dhe Stiven Gangestad kane zbuluar se simetria vleresohet nga te dy gjinite. Ideja e "genit te sigurise" shtrihet edhe tek syte, duart dhe krahet. Pra, mesa duket, simetria eshte kaq e rendesishme sa grate jo vetem e shohin, por edhe e nuhasin. Por, ecuria e terheqjes parashikon nje ndryshim interesant: megjithese per çiftezim grate preferojne burrat simetrike me shume testosterone, per te krijuar familje ato zgjedhin tipa te tjere fytyre. Sipas tyre, ky lloj burri ofronte siguri dhe ngrohtesi. Por, per burrat eshte ndryshe. Burrat i terheq me shume nje femer me fytyre ne forme zemre, me nofulla te vogla dhe sy te medhenj. Ai ka organizuar ne internet nje program te "krijimit te fytyrave": ky program konsistonte ne ndarjen e fytyrave me te famshme ne kategori si bukuria dhe rinia, per t'i perziere me pas ne menyra te ndryshme te cilat votoheshin nga burrat. Rezultati i testit: bukuria ose fytyra ne forme zemre perputhej me rinine me shume rreth moshes 22-vjeçare, periudhe kjo ku gruaja arrin pjellorine maksimale; dhe meqenese nje grua pjellore ofron me shume mundesi per te transmetuar genet e saj, nisur nga pikepamja evolutive eshte logjike te ndihesh i terhequr nga nje grua e re e afte te riprodhoje.
Sjellja seksuale
Burrat dhe grate duhet te marrin parasysh edhe diçka tjeter ne raportin me partnerin e tyre: rrezikun. Ketu hyn ne loje sjellja, e cila ofron siguri ne fazen e njohjes midis dy njerezve. "Ardhja rrotull eshte nje varg i pafund lejesh qe gjithsesi duhen marre, per te arritur aty ku duam", thote Givens. Dikush tregon njefare interesi, tjetri nuk refuzon, atehere dikushi i pare ndihet i terhequr per te marre vesh se çfare ndodh. Eshte per t'u theksuar fakti se te dy deshirojne te duken mossulmues.
Mendja dhe trupi
Hapin e pare drejt partnerit e ben trupi yne, i cili di çfare ben. Ate e drejtojne sinjalet qe leshon trupi i partnerit: levizjet, era, tingujt, shijet, per te cilat ne ato momente as qe mendojme. Te ndjekesh instiktin eshte rruga me e thjeshte dhe me e shpejte per te bere dashuri. Si perfundim nuk mund te thuhet se qeniet njerezore i nenshtrohen vetem instinkteve baze. Perveç biologjise, eshte eksperienca personale ajo qe i shtyn njerezit ne drejtime te ndryshme, pohon nje psikologe ne universitetin e Ben Gurionit ne Izrael. "Ka pjese te kodit tone romantik te cilat jane te perbashketa me kulturat e ndryshme dhe me njerezit e tjere, te tjerat jane tejet personale". Veçanerisht eksperiencat e para jane shume domethenese. Sot teknologjia u lejon çifteve te evitojne teresisht boten fizike. Kjo u jep shprese atyre qe nuk kane nofulla perfekte apo raport te sakte bel-ije. E njejta gje mund te thuhet edhe per nje grua e cila nuk ka sy te medhenj te mrekullueshem. Hilja qendron ne shprehjen e ndjenjave qe ne kontaktin e pare, duke pasur gjithnje parasysh se ne fund te fundit edhe simetrite e persosura kane nje kufi.
Flirtimi
Arti i flirtit drejtohet nga sinjale qe i kane rrenjet thelle ne historine tone evolutive, me gjithe pranine e kulturave te ndryshme. Shkencetaret kane zbuluar se keto sinjale jane rrjedhim i kodeve te terheqjes te cilat kane ekzistuar miliona vite me pare. Kodet, si p.sh. shigjeta e dashurise, na drejtojne tek shoku i zemres. Sepse terheqja fizike qe provojme ndaj dikujt ofron mundesi me te medha per t'u çiftezuar dhe per t'ia transmetuar genet tona brezave te ardhshem. "Nuk ka bukuri pa shendet", nenvizon Devendra Sing, psikologe ne Universitetin e Teksasit dhe Austinit. Qe prej 20 mije vjetesh, burrat pelqejne ije dhe bel te permasave saktesisht te percaktuara, sepse ato jane tregues te riprodhimit. Shkencetaret kane zbuluar se grate preferojne burrat e gjate, sepse ata bejne me shume femije se burrat e shkurter. Pra megjithese dashuria mund te jete nje ndjenje shume teresore nga pikepamja psikologjike, dridhja e pare e deshires merr pamjen e nevojes per bashkim dhe per riprodhim.
Hormonet
Tek burrat, hormonet jane percaktues per nje sistem te forte imunitar. Meqenese eshte e pamundur te kontrollosh hormonet tek nje njeri, atehere hetohen shfaqjet e tyre te jashtme. Tek burrat testosteroni lexohet ne fytyre. Tornil ka zbuluar se adoleshentet me nivele te larta te testosteronit, kur rriten kane mjeker me te gjere dhe fytyre me te terhequr. Fytyra e terhequr flet per nje trup te lidhur. Ajo qe ne fakt terheq vemendjen e burrave eshte momenti kur estrogjenet transformojne nje vajze ne grua duke depozituar ind dhjamor ne ije dhe duke zvogeluar rrethin e belit ne raport me ijet. Sipas eksperteve, proporcioni magjik eshte nje bel, rrethi i te cilit shkon ne 60 - 70 perqind te mases se ijeve. Arsyeja per te cilen ky konfigurim eshte kaq terheqes ende nuk eshte e qarte, por me siguri kjo ka te beje me nje deshmi te qendrueshme evolutive mes ketij lloj trupi dhe sistemit riprodhues.
Gjenetika
Ekzistenca e nje fare llojshmerie gjenetike brenda nje trungu familjar eshte e domosdoshme per luftimin e semundjeve. Mesa duket, burrat dhe grate ia dolen mbane perseri kur percaktuan menyren se si te gjejne nje partner jo vetem te shendoshe, por edhe gjenetikisht te afte, pa i bere analizat e ADN-se. Disa kerkues zvicerane duke studiuar genet e sistemit imunitar kane zbuluar se grate terhiqen nga era e burrave me gene te ndryshme nga te tyret. Por nuk eshte vetem çeshtje ere. Elemente te veçante kimike, te paere, te quajtur feromone ndikojne ndjeshem ne sjelljen seksuale te njerezve. Nje kombinim i tyre zgjat ciklin menstrual dhe nje tjeter e nderpret. Ky zbulim ishte prova e pare domethenese qe njerezit i nenshtroheshin lidhjes kimike e cila ndikonte ne aktivitetin seksual. Meklintok thote se efektet e feromonit nuk jane aq te dukshme tek qenia njerezore, per shkak se sjellja eshte me komplekse. Megjithate efektet kimike jane te pranishme dhe kjo shpjegon mbase sesi eshte e mundur qe grate "nuhasin" simetrine.
Marre nga: TiranaObserver