Nese nje dite vendos te martohesh, konsultohu atehere me kete liste gjerash argetuese, te çmendura dhe absurde qe duhet te provosh perpara se te marresh rrugen per ne altar.
1- Dil vetem nga deshira per t'u argetuar
Duhet ta pranosh se je tashme e ndergjegjshme se nje burre nuk paraqet gjithmone cilesite e duhura per t'u bere i fejuari yt, nuk te telefonon kur thote se do ta beje kete vetem se ai interesohet vetem per veten e tij dhe nuk te kushton vemendjen qe ti meriton. Por megjithate ky eshte nje tip qe te kenaq here pas here sepse eshte teper i shkathet keshtu qe mundohu ta shfrytezosh duke mbajtur parasysh faktorin kenaqesi personale.
2- Jeto vetem
Nese nuk do qe trajektorja e jetes tende te jete vetem ajo qe shkon nga shtepia e prinderve te tu tek shtepia e te fejuarit apo bashkeshortit tend me nje ndalese ne konviktet e kolegjit apo universitetit, mundohu te jetosh nje eksperience te te jetuarit teresisht e pavarur. Autonomia totale do te thote te shijosh teresisht jeten ne shoqerine tende, aftesia per te kryer dhe permbushur te gjitha detyrat vetjake. "Me pelqente tej mase te jetoja vetem, kujton Suzana, nje gazetare 34- vjeçare, mund t'i kushtosh nje mbasdite te tere ritualeve te bukurise ose te gatuash tere kohes. Te jetosh vetem do te thote te piqesh sa me shume, nese dikush tjeter paguan faturat per ty ose kryen punet e shtepise per ty, kjo nuk te meson kurre te marresh pergjegjesite e jetes tende".
3- Kaperce friken e te renit ne dashuri koke e kembe
Te gjitha kemi frike kur behet fjale per te krijuar marredhenie sentimentale. "I fejuari im me mashtronte dhe qe nga ky rast e kam te veshtire te krijoj besim tek burrat", kujton Laura 32- vjeçare. Nga kjo te duket se pas unazes se marteses, vellos dhe gjithe ceremonise edhe ty mund te te ndodhe e njejta gje. Pavaresisht nga kjo çlirohu nga frika jote dhe mbeshtetu ne arsye me te forta per t'u lidhur me nje burre.
4- Besoji xhepave te tu
Do te jete femijerore te mendosh se kur te martohesh do te jetosh ne kurriz te burrit tend apo se prinderit e tu do te vazhdojne te te ndihmojne ekonomikisht. As mos e ço neper mend qe te shmangesh pergjegjesite e tua ekonomike. E mira do te jete te kursesh dhe nje pjese te detyrimeve mujore t'i permbushesh vete. Nje marredhenie nuk duhet te kete asnje kufizim apo kusht te çfaredo lloji, bile as edhe ekonomik. A nuk eshte e rende ta pyesesh bashkeshortin tend se si shkoni nga ana financiare.
5- Ji spontane
Mos ki frike te jesh e ndryshme nga dita ne dite, merr pjese ne konkurse qe mendon se do t'ia dalesh mbane, shijoje lirine qe ke per momentin dhe mos ia ver veshin shpesh mikeshave te tua. Nese jeta jote paramartesore eshte nje rutine e vertete, keshtu ka rrezik te vazhdoje edhe ne bashkejetese dhe me pastaj. Nuk rrezikon asgje te provosh diçka qe s'e ke provuar, si mund te thuash per japraket me gjethe rrushi qe nuk te pelqejne nese nuk i ke provuar kurre.
6- Hiq dore nga nje pune qe nuk te pelqen
"Ndihesh ne siklet ne punen tende? Nese nuk beson ne te, eshte e pamundur qe t'i dedikohesh asaj me entuziazem. Por mos shpreso qe te largohesh nga puna jote, siç bejne shume vajza te tjera duke shpresuar se do te takosh nje djale dhe pastaj do te japesh doreheqje. "Une kisha dy preokupacione: nuk me pelqente puna ime (isha shitese) dhe nuk kisha te fejuar"- shpjegon Alma, 29 vjeç.
Por nuk e kuptoja pse me ishte krijuar ideja se po te nderroja pune do te gjeja edhe te fejuar. Mendoja se puna qe nuk me pelqente me pengonte te gjeja edhe lumturine ne dashuri." Krejt e gabuar. Ne vend qe te nderrosh punen per te gjetur nje te fejuar, me mire gjej nje pune qe e ke pasion. Dashuria nuk duhet te shnderrohet as ne nje barriere mbrojtese as nje arene ku ty te te jepet mundesia te luftosh.
7- Gjej miq te rinj
Por ama te mos jene brenda rrethit tend shoqeror te zakonshem, si per shembull miq te shkolles, te punes apo te rrethit familjar… Fito me shume liri, dil zbulo eksperienca te reja dhe njihu me njerez te rinj. Keshtu dil me mikeshen tende qe njohe ne supermarket apo me djaloshin simpatik dhe interesant qe njohe ne nje ekspozite apo panair. Nese e kalon tere kohen me te njejtet njerez dhe ne te njejtat vende, asnjehere nuk do te zbulosh aftesite dhe kufizimet e tua.
8- Behu mikja me e mire e vetvetes
Mendon se je robine e klishese "arri idealen" dhe se kjo nuk te jep mundesi te shfrytezosh jeten tende deri ne fund? Mendohu mire. Sillu ne menyren me te mire qe e mendon dhe qe te pelqen per te gjetur burrin e endrrave te tua.
Dergo lule dhe ha darke nen driten e qiriut ose lejoi vetes nje seance çlodhese ne nje institut bukurie. Perdore kete etape te jetes tende per te zbuluar se çfare te argeton, shijo veten me dhurata qe i ke merituar plotesisht dhe para se gjithash meso te marresh dhe te dhurosh sa me shume dashuri. Ç'te kushton te pranosh nje tufe me lule kur mendon se pas kesaj do te kesh perkrah per gjithe jeten nje burre te mrekullueshem.
9- Bej blerje te rendesishme
Nje kolltuk te rehatshem, nje pardesy praktike, nje udhetim. Nese zoteron mjetet e duhura, bej blerjet e duhura, mendohu se grate e martuara nuk mund t'i lejojne vetes gjithçka edhe pse mund te fitojne para ne menyre te mjaftueshme. "Im shoq administron parate tona, - tregon Aida 33- vjeçare, dhe kur guxoj t'i kerkoj ndonje gje duhet ta bisedoj me te paraprakisht dhe t'i marr atij aprovimin. Kur me shkrepte perpara diçka ne koke per ta blere e blija dhe kaq, kjo nuk ndodh me tani".
10- Meso per jeten ne çift qe te pret
"Une u martova me te parin dhe te vetmin djale qe njoha, tregon Ilva 27-vjeçare, dhe nuk kisha asnje ide per jeten seksuale, sepse nuk kisha pasur marredhenie me askend perpara"Prandaj ne situata te tilla shija qe provon kur zbulon kete veprim si dhe veprimi vete shpesh jane zhgenjyes. Jo vetem sepse zbulimi mund te duket me joshes se sa rezultatet e veprimit qe mundte zhgenjejne ne nje mase teper te madhe.
11- Mbrohu nga padrejtesite
Te mos kesh nje burre ne jeten tende nuk do te thote te mos kerkosh dhe te mbrosh te drejtat e tua dhe te lejosh qe padrejtesi te caktuara te behen ne kurrizin tend, si per shembull te mos kesh te drejte te kerkosh nje tavoline te mire ne restorant ose te kerkosh te zesh nje vend te privilegjuar social. "Me perpara me shume veshtiresi e kuptoja perse duhet te kembengulja ne kerkimin e nje te drejte, thote Meri 27-vjeçare, stiliste, por tani jam teper e vetedijshme sepse nuk mund te lesh askend te te marre neper kembe dhe se duhet te mesosh te mbrosh te drejtat e tua etem, me hir ose pahir".
12- Meso te gatuash
Po pate kete aftesi do te dish si tua fitosh zemren miqve te tu. Kjo eshte teper pozitive edhe ne marredheniet me burrin tend te ardhshem. Kjo nen kupton qe duhet ta kalosh nivelin e omeletes dhe makaronave dhe te kalosh ne gjera me te komplikuara si te tavat me te mbushura dhe mishrat me garniture. Mund te konsultohesh me nje liber kuzhine se si te pergatisesh gjellerat per te permiresuar tekniken tende te gatimit. Kenaqesia jote kur te te vleresojne se je as ne kuzhine do te jete teper me e madhe se kenaqesia qe vete pjatat ofrojne.
13- Meso te duash trupin tend
"Nuk e keni idene se sa kohe kaloja me fiksimin se kisha shtuar ne peshe, thote Irisi 28-vjeçare, perpara se te martohesha. Pas kesaj fillova te pranoja ndryshimet ne bustin tim dhe rendesi kishte qe ky i pelqente burrit tim". Duhet te te mbushet mendja se bukuria e vertete qendron brenda teje dhe tek fakti se sa e dashuron nje burre dhe qe pamja e jashtme mbase te kaloje edhe ne plan te dyte. Por eshte me e veshtire kur je vetem dhe I vetmi burim informimi ne kete fushe mbetet pasqyra. E vetmja zgjidhje eshte te mesosh te duash trupin tend dhe kur ke mundesi te punosh ta ndryshosh ate pa kaluar ne teprime qe shpesh çojne ne degradim.
14- Shko me pushime me mikeshat e tua
Telefono mikeshat e tua me te mira, mbush makinen me karburant ose prenoto bileten e avionit, ver disa bluza pambuku, jeans dhe disa te brendshme ne nje çante dhe nisu " Nje nga gjerat e lezetshme te te qenit beqare eshte liria per te shkuar ku te teket pa u preokupuar per asgje, thote Mimoza 29-vjeçare, Motra ime me e madhe eshte e martuar dhe shoh se i kushton qimet e kokes qe te udhetoje. Ndersa une mund te kaloj gjithe Evropen sepse nuk kam preokupime familjare dhe as nje burre me te cilin duhet te me perputhen shijet.
15- Por ata çfare mendojne?
Per pjesen me te madhe te burrave mosha ideale per t'u martuar eshte 32 vjeç. 72 per qind jane per klasiken dhe preferojne te bejne propozimin per martese duke i rene ne gjunje te dashures se tyre. 85 per qind e te martuarve mendojne dhe shpresojne ta kalojne jeten se bashku me bashkeshorten e tyre deri ne vdekje.
Marre nga: TiranaObserver