Presidenti i sapozgjedhur i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Barack
Obama deklaroi para mbeshtesve te tij ne Chicago se agimi i ri i
udheheqjes amerikane eshte afer.
"Per te gjithe ata qe duan te
shembin boten, ne ju themi se do i mundim. Ne kerkojme paqe dhe siguri
dhe do te mbeshtesim te gjithe ata qe kane kete mision. Fuqia jone vjen
nga idealet tona, nga liria dhe shpresa e pashuar", u shpreh Obama, ne
daljen e pare publike pas zgjedhjes si presidenti i 44-t i Shteteve te
Bashkuara te Amerikes. Ne nje dalje emocionuese para
mbeshtetesve, te cilet po e prisnin prej oresh ne sheshe, Obama iu
drejtua gjithe popullit amerikan dhe gjithe kombeve anembane Botes se
votimi historik i 4 nentorit ishte nje pergjigje e forte se kjo eshte
fitorja me madheshtore, ndersa sfida te medha shfaqen ne rrugen e se
ardhmes.
"Ndryshimi ka ardhur ne Amerike. Fitorja ju takon
juve zgjedhes! E di qe nuk e bete per mua, por e bete sepse kuptuat
madheshtine, rendesine e proves qe na pret, per sfidat e medha qe kemi
perpara", u shpreh Obama. Presidenti i ri theksoi se SHBA-ja
eshte perballe krizes financiare dhe dy luftrave te medha ne Irak e
Afganistan, sfida qe duhet te kapercehen me sukses. Obama
falenderoi familjen e tij, gjyshen e ndjere, krahun e tij te djathte,
Joe Biden, si dhe organizatoret e fushates qe e cuan ate drejt fitores
historike.
Obama: President i te gjitheve
Ai
citoi presidentin Lincoln, kur tha se nuk jemi armiq, por miq. Obama
premtoi se do te jete presidenti i te gjitheve dhe do te degjoje zerin
e gjithesecilit. “Kam nevoje edhe per ndihmen tuaj dhe do te jem
presidenti juaj”, tha ai.
“Po ju kerkoj te me ndihmoni per te
ndertuar kete vend tulle pas tulle. Do te jem gjithnje i ndershem me
ju, do t’u degjoj, edhe nese do te mendojme ndryshe nga njeri-tjetri.
Rruga perpara do te jete e gjate dhe do te kemi nevoje per te qene te
bashkuar”, tha Obama.
(*) Shkrim i postuar ne Komunitetit Fierak Online. Ja edhe komentet ne vazhdim. Klikoni KETU